Дали може на моја адреса на живеење МВР да издаде лична карта на лице без моја согласност?

Дали може на моја адреса на живеење МВР да издаде лична карта на лице без моја согласност?

Дали може на моја адреса на живеење МВР да издаде лична карта на лице без моја согласност?

Одговара Бојана Георгиевска Марковска, адвокат

MPB a mund t’i nxjerrë letërnjoftim me adresën time të banimit personit pa pajtimin tim?

-Ministria e Punëve të Brendshme nxjerr letërnjoftime në këto raste: personit që ka mbushur 18 vjeç, që ka arritur pjekurinë, për herë të parë, kur ai person (kërkesës) i bashkëngjit certifikatën nga libri i të lindurve për vete, bashkë me letërnjoftimin e njërit prej prindërve.

Dhe, në atë rast në letërnjoftim i aplikohet adresa e njërit prej prindërve.

Ky ishte vetëm një shpjegim i përgjithshëm.

Shkojmë më tej, ku në rastin e dytë MPB nxjerr letërnjoftim kur një person, një qytetar, dëshiron ta ndërrojë vendbanimin, vendqëndrimin, ose, ndërkaq, do që t’i ndryshojë të dhënat e veta personale, më shpesh - për shkak të martesës.

Flasim për gjininë femërore, më shpesh.

Tani, pajtim nga personi-pronar i pronës në atë adresë në të cilën ndonjë person dëshiron ta ndërrojë letërnjoftimin e vet, nuk është e domosdoshme të japë pajtimin që ndokush ta shfrytëzojë atë adresë në letërnjoftimin e vet, megjithatë kur ndonjë person dëshiron të marrë letërnjoftim ku do ta ndërrojë vendbanimin e vet, duhet të bashkëngjit dëshmi valide për këtë, përkatësisht, si e para: fletë pronësie, dëshmi se është pronar i pasurisë në atë adresë; ose, si e dyta, kontratë valide për qiramarrje, me pronarin e pronës që gjendet në atë adresë.

Kështu që, formalo-juridikisht ose zyrtarisht pajtimi nuk është i nevojshëm, megjithatë janë të nevojshme dëshmitë valide të përmendura më parë, kështu që deklarata, njëfarë lloj pajtimi, është i nevojshëm vetëm nga prindi kur fëmija i tij, që ka arritur pjekurinë, kuptohet, dëshiron që ta ndërrojë adresën e vendbanimit në letërnjoftim dhe jep deklaratë se dëshiron të jetojë te njëri prej prindërve.

Në këtë rast është e nevojshme deklarata nga prindi, ku ai deklaron se trashëgimtari i tij do të jetojë me të.

Kjo është pak e komplikuar kur nuk mund të jepet përgjigje konkrete në kuptimin – pajtimi nuk është i nevojshëm, megjithatë askush nuk mund ta ndërrojë kokë më vete adresën e vendbanimit në letërnjoftimin e vet pa dëshmi valide për këtë.

Siç thashë, duhet kontrata për qiramarrje ose dëshmia e pronësisë.