Дали ако се отселам од станот во кој сè уште живеам со поранешниот сопруг ќе го изгубам правото на дел од станот?

Дали ако се отселам од станот во кој сè уште живеам со поранешниот сопруг ќе го изгубам правото на дел од станот?

Бракот е разведен во декември 2014 година. Станот во кој живееме е се уште на негово име, а е купен во брак. Кога го купивме станот јас не бев вработена само тој беше вработен. Сè уште не сум побарала поделба на имотот. Ако се отселам од тој стан во кој сè уште живееме заедно дали го губам правото на дел од станот?

Одговара Бојана Георгиевска Марковска, адвокат

Nëse shpërngulem nga banesa ku jetoj me bashkëshortin e mëparshëm, a e humb të drejtën mbi një pjesë të banesës?

-Prona që arrihet nga bashkëshortët gjatë martesës paraqet pronën e tyre të përbashkët, pa marrë parasysh se në Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive, në fletën e pronësisë, do të regjistrohet njëri prej bashkëshortëve – për shembull, në emër të burrit, siç është në rastin tuaj.

Po qe se banesa, prona, është blerë gjatë martesës, do të konsiderohet se është regjistruar në emrin e të dy bashkëshortëve.

Kur tashmë është bërë shkurorëzimi, ndërsa prona ende s’është ndarë në mes bashkëshortëve, prona mund të ndahet me marrëveshje – e nëse nuk është e mundur me marrëveshje, gjyqi mund ta bëjë ndarjen pasi që njëri prej bashkëshortëve, ish-bashkëshortët, do të dorëzojë propozim për ndarje fizike.

E, tani, gjatë përcaktimit të pjesëve të pronës, të banesës, gjyqi gjithnjë niset prej asaj që prona e përbashkët e bashkëshortëve të ndahet në pjesë të njëjta.

Megjithatë, njërit prej bashkëshortëve, sipas kërkesës së tij, gjyqi mund t’i caktojë edhe pjesë më të madhe, vetëm po qe se ky bashkëshort dëshmon se kontributi i tij tek prona ka qenë shumë më i madh se i shokut tjetër nga bashkëshortësia.

Së këndejmi, po qe se shpërnguleni nga banesa, ju nuk e humbni të drejtën e pronësisë mbi pjesën tuaj.

Aq më tepër që ish-bashkëshorti nuk mund ta ketë në dispozicion pjesën e vet, as ta ngarkojë atë – ta japë me qira, ta shesë, gjithnjë derisa nuk e bëni ndarjen, ndarjen fizike të banesës.

Fakti që ju gjatë blerjes së pronës nuk keni qenë e punësuar, ndërsa bashkëshorti ka qenë, është argument të cilin bashkëshorti mund ta shfrytëzojë në gjyq, gjatë ndarjes eventuale të pronës, kur do të pohonte se ai ka kontribut më të madh në pronën e përbashkët, përkatësisht në kohën kur është blerë banesa ai ka qenë i punësuar dhe ka kontribuar shumë më shumë gjatë arritjes së saj, gjatë blerjes së banesës.