Каде да се обратам ако работодавецот одбива да ме одјави откако најавив дека не го продолжувам договорот?

Каде да се обратам ако работодавецот одбива да ме одјави откако најавив дека не го продолжувам договорот?

Договорот за вработување од 3 месеци ми истече на 11.07.2017. Однапред најавив дека не го продолжувам договорот и без договор за вработување фактички 2 недели намерно не сака да ме одјави од АВРМ со секакви изговори дека има проблеми со токенот за денес да ми каже дека ќе ме одјави кога тој сака. Што да правам и каде да се обратам за конечно да ме одјават?

Одговара Милан Живковиќ од Фондација Фридрих Еберт – Скопје (ФЕС)

Ku të paraqitem nëse punëdhënësi refuzon të më çregjistrojë, edhe pse nuk dua ta vazhdoj kontratën?

-Çdo angazhim me punë, i paraqitur përmes Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, patjetër duhet të ndiqet me kontratë gjegjëse për punësim.

Në rast se angazhimi me punë është i lidhur me kontratë punësimi në kohë të caktuar, çdo vazhdim i angazhimit patjetër të përfshijë edhe vazhdimin e kontratës për punësim, përkatësisht nënshkrimin e kontratës së re për punësim.

Punëdhënësit nuk guxojnë të kenë në mjediset e tyre të punës persona të cilët nuk janë të paraqitur në Agjencinë për Punësim dhe as të kenë, ndërkaq, persona të cilët janë të paraqitur, por kontrata e punësimit u ka skaduar.

I gabuar është pohimi se punëdhënësi mund t’i çregjistrojë punëtorët kur ai do; çregjistrimi retroaktiv mund të efektuohet vetëm për tetë ditë, nga dita e dorëzimit të çregjistrimit në Agjencinë për Punësim, por jo më shumë se kjo.

Në rastin që punëdhënësi të vazhdojë të refuzojë çregjistrimin e punëtores, duhet të pasojë kontaktimi i drejtpërdrejtë i Agjencisë për Punësim dhe shërbimet gjegjëse të inspeksionit.

Dhe, po – për periudhën para çregjistrimit punëtores i takon kompensimi financiar sipas llojit të rrogës.