На колку денови пред одмор може да се даде отказ?

На колку денови пред одмор може да се даде отказ?

Конкретно ме интересира дали можам да дадам отказ два дена пред годишниот одмор.

Одговара Милан Живковиќ од Фондација Фридрих Еберт – Скопје (ФЕС)

Në sa ditë para pushimit mund të jepet dorëheqja?

Konkretisht më intereson, a mund të jap dorëheqje dy ditë para pushimit vjetor.

Përgjigjet Millan Zhivkoviq nga Fondacioni Fridrih Ebert (FES) – Shkup.

-Heqja dorë nga kontrata e punës, pa marrë parasysh se a bëhet nga ana e punëdhënësit apo e punëtorit, shoqërohet me afatin e dorëheqjes prej më së paku një muaj.

Afati më i gjatë i dorëheqjes mund të jetë kontraktuar me kontratën për punësim, ose me marrëveshjen kolektive, por nuk guxon të jetë më i gjatë se tre muaj.

Nëse punëdhënësi heq dorë nga kontrata për punësim të mbi 150 punëtorëve, ose të më shumë se 5 për qind të të punësuarve, atëherë afati i dorëheqjes është 2 muaj.

Punëdhënësi dhe punëtori, ose punëtorja, mund të arrijnë marrëveshje për kompensim në të holla, në vend të afatit për dorëheqje.