Kënaqja e interesave politike, nacionaliste dhe të biznesit janë shkaku kryesor për uzurpimin e çarshisë, në të cilën me vite shtyhen përpara projekte të cilat do të sjellin vota ose përfitime të larta të individëve. Institucionet vite me radhë ju nënshtrohen interesave të këtilla në vend që të qëndrojnë në respektimin e kritereve profesionale gjatë planifikimit dhe zhvillimit të Çarshisë së vjetër të Shkupit. Prapëseprapë, zgjidhje për Çarshinë ka, nëse politika i heq duart nga kjo trashëgimi kulturore.
Danica Pavllovska thotë se lojërat politike rreth çarshisë me të vërtetë i theksojnë nevojat dhe interesat e profitit dhe të kapitalit.
”Pra mundemi ta përmendim edhe mafinë e cila ndikon mbi një rritje asinkrone dhe jo-përkatëse të Çarshisë. Mendoj se edhe tani ekzistojnë instrumente për zbatimin e mbrojtjes së saj. Propozim të cilin e konsideroj për konstruktiv dhe e shfaq si një mekanizëm, do të kishte qenë një trup menaxhues, diçka si këshilli i banorëve në një ndërtesë, që do të kujdeset për Çarshinë si një tërësi, si diçka me interes të përbashkët dhe me imazh që nuk duhet të prishet. Domethënë, sipas rregullave të ashpra të konservimit dhe të restaurimit dhe jo vetëm në sajë të kësaj, ai organ do të duhej të kujdeset për zhvillimin e qëndrueshëm, për përcjellje të trendeve, jo vetëm për atë që për momentin është si jetë dhe pulsim, por edhe për atë që do të duhej të vijojë për nesër, për ardhmërinë e saj. Mund të rekomandoj që në hapat e ardhshëm të ekzistojnë kontrolle në pjesën programore në dhënie të kuptimit për hapësirën të çarshisë, debate profesionale dhe publike, debate dhe mendime, grumbullime të propozimeve dhe sugjerimeve, për të mund që përmes llojllojshmërisë së tillë, përmes atyre qasjeve të ndryshme, ndonjëherë të vijmë edhe te një zgjidhje e cila do të sigurojë edhe një qëllim më cilësor strategjik. I përjashtoj dhe nuk mund ti pranoj lojërat politike të cilat bëhen çdokund ku ka mundësi që të ndërtohet, madje edhe në çarshinë, përkatësisht çdokund ku ka mundësi për përfitime, edhe administrimin lokal me apetitet e tij, përfshirë aty edhe biznesmenët edhe ata të cilët dëshirojnë të investojnë në hapësira të këtilla patjetër duhet të jenë nën një kontroll shumë të lartë. Dhe, ç’është më me rëndësi, në rast të çfarë do qoftë ndërhyrjeve të palejuara, të zbatojë ekzekutivitet të ashpër. Të mos lejohet që atje të punohet në mënyrë të pakontrolluar ose pa mbikëqyrje dhe pa kontroll përkatës profesional. Në çarshinë e vjetër nuk guxon asgjë, dhe edhe një herë asgjë të ndryshohet pa kontroll të tillë të lartë”, thotë Pavllovska.
Profesoresha Divna Pençiq thotë se rekomandimet që ishin në ligjin dhe në programin për mbrojtje të Çarshisë patjetër sërish duhet të revidohen, të përforcohet mbrojtja e saj dhe se e tërë ajo duhet të shkojë në nivel të qeverisë, domethënë në nivel të shtetit.
“Nuk mund Komuna Qendër ose Komuna Çair të vendos se çfarë do të ndërtohet ose çfarë do të bëhet atje. Patjetër duhet të ekzistojë një trup i cili ekskluzivisht e menaxhon Çarshinë, të mos them ndërmarrje publike, që tani nuk është shumë e popullarizuar, ose qendrat e konservimit ta marrin rolin dhe të ketë menaxhim të mirë. Ajo që gjithashtu është kyç, krahas asaj se si do të menaxhohet, do të planifikohet dhe do të projektohet, është edhe financimi shumë i fuqishëm. Mendoj se për atë nevojiten para serioze evropiane dhe botërore. Tani në qëllimet e qëndrueshme botërore është mbrojtja aktuale e trashëgimisë botërore e kulturës. Çarshia e jonë meriton madje të arrijë në nivel të trashëgimisë botërore kulturore, për atë mund të merren mjete financiare, të hyjë në hartën e rajoneve të mbrojtura kulturore sepse është më e madhja pas Kapali çarshisë së Stambollit. Kështu që, në atë kartë ne mundemi shumë seriozisht të luajmë për menaxhim, udhëheqje dhe përmirësim të kushteve, si dhe ri-vitalizmin e Çarshisë”, thotë Pençiq.
Gazetare: Katerina Topallova