fbpx

Punojnë 44, ndërsa rrogë marrin 1.410 persona

МК

Një vit e gjysmë pas formimit, Ministria për sistem politik dhe raporte midis bashkësive është në fazë të konsolidimit dhe të ekipimit kadrovik. Pa marrë parasysh se në listën e rrogave ka rreth 1400 persona formalisht të punësuar, prapëseprapë, për momentin, sipas informacioneve që i morëm, në kuadër të Ministrisë realisht punojnë vetëm 44 persona. Por, siç tregojnë nga Ministria, tendenca është që shifra të arrijë 150 persona, me qëllim që në kohë dhe në mënyrë cilësore të zbatohen kompetencat e përcaktuara.

Një pjesë prej këtyre 44 personave që për çdo ditë i realizojnë obligimet e punës, janë të vendosur në pjesën qendrore të Qeverisë, ku gjendet edhe kabineti i ministrit Artan Grubi. Në pjesën tjetër të godinës qeveritare, ndërkaq, më saktë nën kupolën e shtatë, gjenden hapësirat punuese të një grupi tjetër të të punësuarve. E në fund, edhe një pjesë e tyre gjenden në ndërtesën e Ministrisë për bujqësi, ku u zhvendosën në periudhën kur bëhej ri-konstruktimi godina e Qeverisë dhe aty mbetën deri sot e kësaj-dite.

Për të bërë këqyrje në vetë vendin që të shohim se si funksionon kjo ministri më e re në administratën shtetërore, shkuam në ndërtesën e Qeverisë, ku biseduam me sekretarin shtetëror Rami Qerimi, si dhe me disa të punësuar në Ministrinë, që janë pjesë e institucionit që nga koha kur ajo funksiononte si Sekretariat për implementimin e Marrëveshjes Kornizë. Ata pohojnë se Ministria funksionon pa pengesa dhe në vazhdimësi, duke bërë përpjekje që në mënyrë transparente ti kryejë detyrat për të cilat është themeluar.

Siç është e njohur, kjo ministri është themeluar me transformimin e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes Kornizë, kështu që në kuptimin dhe esencën e vet i ka vlerat dhe qëllimet e Marrëveshjes Kornizë. Me atë që tani institucioni funksionon si ministri, fuqia dhe pesha e saj politike është më e madhe, ndërsa kompetencat janë të zgjeruara dhe të forcuara. Problem është ajo që tani të punësuarit janë të shpërndarë në disa vende, për shkak se në Qeverinë nuk ka kushte hapësinore që të funksionojmë, por bëjmë përpjekje që ta zgjidhim atë çështje – na deklaruan nga Ministria.

Rritje e organeve dhe të kompetencave

Në majë të kompetencave të Ministrisë për sistem politik është ministri Grubi, nën kompetencat e drejtpërdrejta të të cilit, krahas këshilltarëve të posaçëm dhe këshilltarëve të kabinetit që ende nuk janë emërtuar, janë edhe dy drejtori. Bëhet fjalë për Drejtorinë për afirmim dhe avancim të kulturës dhe Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive, të cilat deri tani funksionin si organe të pavarura dhe të mëvetësishme, jashtë nga ky resor i Qeverisë.

Rabotat 44 a plata zemaat 1410 lica 2 alb

Nëse analizohet Rregullorja e Ministrisë, atëherë duket se peshë më të madhe ka Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit në gjuhët e bashkësive, duke e pasur parasysh se, krahas funksioneve të tjera, e përcjell dhe e avancon arsimin në gjuhët e bashkësive “më të vogla” etnike, kujdeset për përfaqësim të plotë të pjesëtarëve të bashkësive në procesin e arsimit dhe arsimin në të gjitha nivelet, merr pjesë në procedurat për miratim të planeve mësimore, merr pjesë në përgatitjen e ligjeve dhe të dispozitave të tjera nga fusha e arsimit e kështu me radhë.

Në lidhje me Drejtorinë për afirmim të kulturës të pjesëtarëve të bashkësive, nuk mund të vërehen kompetenca më konkrete, duke pasur parasysh se hasen fraza të zakonshme të llojit: kryen punë për nxitje dhe avancim të bashkëpunim me vendet fqinje dhe evropiane e ngjashëm. Prapëseprapë, përjashtim nga konstatimi i tillë bën autorizimi që të propozojë projekte për Programin vjetor të Ministrisë së kulturës dhe detyra që ta përcjellë realizimin e Planit vjetor të Ministrisë, implementimi i të cilit, për hirë të të vërtetës, në të kaluarën shkaktonte kontroversa të shumta në opinionin.

Sipas të dhënave zyrtare, që i siguruam në pajtim me Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, nëse në Drejtorinë për zhvillim dhe avancim të arsimit në gjuhët e bashkësive ka 9 të punësuar, atëherë në Drejtorinë për afirmim të kulturës së pjesëtarëve të bashkësive nuk është i evidentuar asnjë i punësuar. Ashtu siç shpjegojnë nga Ministria, kjo Drejtori, para se të themelohet Ministria për sistem politik, ka qenë në përbërje të M ministrisë së kulturës, ndërsa për momentin, në vazhdë e sipër është procedura për marrje të të punësuarve.

Sektorë specifik

Në mënyrë shtesë, nën komandën e drejtpërdrejtë të ministrit Grubi janë edhe zëvendës-ministri Ilhan Rahman, si dhe sekretari shtetëror Qerimi, i cili nuk është funksionar publik, por nëpunës administrativ i rangut më të lartë. Ndërkaq, nën kompetencë të sekretarit shtetëror janë 20 këshilltarët shtetërorë, nga të cilët, sipas të dhënave që i siguruam, 14 sosh janë për punë të përgjithshme, tre për përkrahje profesionale dhe operative dhe një për përfaqësim të drejtë, decentralizim dhe plane vjetore. Nën menaxhimin e tij janë edhe të gjitha departamentet në Ministrinë, të cilat, me përjashtim të dy departamenteve, ai për menaxhim të resurseve njerëzore dhe ai për planifikim strategjik, të cilat funksionojnë në kuadër të sektorëve.

Rabotat 44 a plata zemaat 1410 lica 3

Edhe në këtë ministri ekzistojnë sektorë të ashtuquajtur tipik dhe universal, të cilat i ka edhe në të gjitha ministritë e tjera, por ekzistojnë edhe sektorë përmes të cilave zbatohen kompetencat specifike për të cilat ekziston dhe për të cilat është themeluar ministria. I tillë, për shembull është sektori për avancim të raporteve ndër-etnike, në kuadër të të cilit ekziston edhe departament për bashkëpunim me sektorin e biznesit dhe i cili është në korrelacion me pjesën e programit qeveritar për inkurajim të kompanive private që të punësojnë pjesëtarë nga bashkësitë “më të vogla” etnike. Gjithashtu, janë karakteristik edhe sektorët për kulturë dhe arsim si dhe për avancim të gjuhës së pjesëtarëve të bashkësive etnike.

Ajo që konsiderohet për kompetencë kyç e Ministrisë, zbatohet përmes Sektorit për ndjekje dhe avancim të përfaqësimit të drejtë. Ky Sektor është i obliguar që ta organizojë, ta orientojë dhe ta koordinojë punën për sigurim të përkrahjes nga Qeveria për realizim të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja Kornizë, përmes ndjekjes dhe avancimit të përfaqësimit përkatës dhe të drejtë të qytetarëve që u takojnë të gjitha bashkësive në organet e pushtetit shtetëror dhe në institucionet e tjera në të gjitha nivelet.

Kjo Ministri është njëra anë e trekëndëshit për punësim në sektorin publik. Pas analizave që i kryen, çdo organ bën plan për punësim i cili fillimisht duhet të marrë pëlqim nga Ministria e financave, përkatësisht konfirmim se ka mjete buxhetore për punësime të tilla. Mandej, Ministria për sistem politik duhet të japë pëlqim nga aspekti i përfaqësimit të drejtë etnik, përkatësisht të vë në pah se cilat bashkësi etnike duhet të punësohen. Ministria e shoqërisë informatike dhe e administratës jep pëlqim në lidhje me procedurën juridike për zbatimin e procedurave dhe për sistematizimin. Përfaqësuesi ynë është pjesë e Komisionit për punësim në kuadër të Agjencisë për administratë – shpjegojnë nga MSPRB.

Shkrirje e agjencive të jashtme dhe inspektorati

Njohësit thonë se ekzistimi i kësaj ministrie nuk është problematike nga aspekti formal, mirëpo ajo duhet të vendoset në një kontekst më të gjerë të bindjeve dhe përpjekjeve të qeverisë për administratë racionale dhe efikase. Nga ky aspekt, thonë ekspertët për të drejtën administrative, është e dëshirueshme që të shlyhen ose të fuzionohen organe të shumta jashtë nga Ministria që zbatojnë kompetenca të njëjta ose të ngjashme. Në atë drejtim, profesori i Fakultetit juridik të Shkupit Borçe Davitkovski propozon edhe shlyerje të tërë ministrisë.

Rabotat 44 a plata zemaat 1410 lica 1- Ekzistimi i Ministrisë vetvetiu nuk paraqet problem, por do të kishte qenë më mirë të ri-organizohet e tërë administrata shtetërore. Sipas meje, nëse Ministria duhet të ekzistojë, atëherë duhet të shlyhet Ministria resore e shoqërisë informatike dhe e administratës, me atë që pjesa e administratës do të kalojë në këtë ministri, sepse edhe ashtu MSPRB ka ingerenca të fuqishme në raport me punësimet në sektorin publik. Në rast të tillë, pjesa e informatikës do të shkojë në ministrinë e arsimit, me çka administrata shtetërore do të racionalizohet – konsideron Davitkovski.

Nga MSPRMB thonë se në parim nuk ka problem që kompetencat të transferohen në segmentin e administratës së resorit të tyre, por, siç theksojnë nga kjo ministri, tani për tani nuk është bërë fjalë për diçka të tillë. Prapëseprapë, prej atje vënë në pah se në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të rritet numri i organeve në kuadër të Ministrisë. Në atë drejtim, mendohet që në këtë ministri të transferohet Agjencia për realizim të të drejtave të bashkësive etnike, Agjencia për zbatimin e gjuhës së 20 përqind të qytetarëve, si dhe Inspektorati që duhet ta kontrollojë zbatimin e Ligjit të gjuhëve.

Konstatimi është se atje ku ministra dhe drejtorë janë Shqiptarë , ky ligj zbatohet me konsekuencë, dhe për këtë shkak ka nevojë për funksionim të Inspektoratit i cili do të bëjë inspektim të zbatimit të ligjit. Duke pasur parasysh se në MSPRB është e inkorporuar pjesa më e madhe e kompetencave të të drejtave të pakicave, përfshirë edhe të drejtat gjuhësore, do të kishte qenë më produktive që Inspektorati të transferohet në Ministrinë. Në thelb, çdo inspektorat është nën ndonjë ministri – thonë nga Ministria.

Të merret rrogë, e të mos punohet?

Për këtë ministri ende nuk shohim vizion të saktë dhe të qartë për atë se çfarë duhet të sigurojë një ministri, thotë Misha Popoviq nga Instituti për demokraci Societas civilis – Shkup. Pjesë e këtij vizioni, sipas tij, janë pikërisht edhe ato informacione për të punësuarit të cilët nuk shkojnë në punë.

Kjo është diçka që në mënyrë shumë të qartë duhet ta sigurojë këtë plan dhe vizion të cilat ajo ministri duhet t’ua prezantojë qytetarëve dhe atë se di duhet ta zgjidh atë problem. Kjo ministri në realitet i merr ato kuadro të cilat paraprakisht ishin në Sekretariatin. Problemi kyç këtu është ideja që ato të transformohen në sektorin privat, posaçërisht tani në këtë periudhë të krizës, në të cilën shohim se edhe vetë sektori privat ka probleme që ti mbajë të punësuarit. Ky do të jetë problem afatgjatë me të cilin duhet në mënyrë shumë më të urtë të ballafaqohen, nëse me të vërtetë dëshirojnë që ta zgjidhin këtë problem. Një nga mënyrat është që një pjesë e këtyre kuadrove ti dërgojnë për ndarje dhe sigurim të shërbimeve në administratën dhe në sektorin publik, por me që kjo deri tani nuk është bërë, me siguri te ato kuadro do të ketë refuzim”, shton Popoviq.

Profesori nga Universiteti shtetëror i Tetovës Bashkim Selmani thotë se qëllimi i Ministrisë është që të adresohen dobësi të caktuara të qeverive paraprake, por çdo qeveri ofron reforma në administratë dhe në ato reforma duhet të përfshihen edhe ata të cilët janë të punësuar, por nuk janë në vendet e punës.

“Asnjë qeveri deri tani nuk ka bërë përllogaritje matematikore se sa para kushton një administrator, sa investon ai në kohën e tij të punës dhe nëse punon me humbje apo jo. Asnjë Qeveri nuk ka bërë hulumtime se sa i ndiejnë qytetarët ato reforma. Qeveritë më tepër kanë bërë reforma politike midis partive politike, e askush nuk mbajnë llogari se çfarë është gjendja reale. Kjo ministri, sipas meje, si strategji themelore duhet të mbajë llogari se sa ka të punësuar dhe nëse në atë institucion mjaftojnë 20 ndërsa mbahen 80 persona”, thotë Selmani.

Shihe tërë intervistën me prof. Bashkim Selmani:

Ende zhvendosen dhe plotësojnë kuadrot

Ministria për sistem politik jep përshtypjen se nga aspekti formalo-juridik tanimë është stabilizuar në sistemin politik, me kompetenca dhe obligime të definuara dhe me tendencë që ato edhe më tepër të zgjerohen në periudhën e ardhshme. Mirëpo në të njëjtën kohë, fakt është se punëtorët e administratës që momentalisht marrin pjesë në procesin e punës janë të pamjaftueshme, e në të ardhmen paralajmërojnë edhe rritje të shifrës për plus 100 persona. Automatikisht, ajo kërkon edhe zgjidhje të kushteve hapësinore për punë.

“Për momentin janë angazhuar 44 të punësuar dhe për to janë siguruar kushte për zbatim të detyrave të përditshme që burojnë nga marrëdhënia e punës. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për ministri të re, në një të kohë të ardhshme, në pajtim me nevojat të njësive organizative, planifikohet përforcimi i kapaciteteve me angazhim të kuadrit shtesë nga të punësuarit në Ministrinë, ku do të sigurohen të gjitha kushtet për funksionim normal”, qëndron në shkresën me përgjigje që na i dërguan nga Ministria.

Rastësisht apo jo, paralelisht me hartimin e skories sonë, zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi doli me deklaratë se Qeveria mendon për ligj të posaçëm për të punësuarit në sajë të marrëveshjes Kornizë të cilët nuk shkojnë në punë.

Pa marrë parasysh se Ministria ende nuk është e ekipuar dhe nuk funksionon me kapacitet të plotë, prapëseprapë shpenzon para të mëdha buxhetore, si rezultat i numrit të madh të të punësuarve që i morri nga Sekretariati. Bëhet fjalë për të ashtuquajturit në sajë të Marrëveshjes kornizë, përkatësisht për të punësuar në administratë nga radhët e pakicave, para së gjithash nga bashkësia etnike shqiptare, por edhe nga bashkësitë “më të vogla” etnike.

Të dhënat zyrtare nga Ministria për financa tregojnë se Ministria për sistem politik për vitin 2020 ka buxhet prej 542.785.000 denarë, nga të cilat shpenzime për të punësuarit për rroga janë 523.665.000 denarë. Praktikisht, Ministria pothuajse të gjitha paratë i shpenzon për të punësuarit, numri i të cilëve, sipas regjistrit të Ministrisë për shoqëri informatike dhe të administratës, përfundimisht me vitin e kaluar 2019, është 1460 persona. Ndërkohë, nga Ministria për sistem politik thonë se kjo shifër ka rënë në 1401 person.

Për buxhetin e Ministrisë dhe numrin e tërësishëm të të punësuarve dhe mjetet për rrogat e tyre, në vazhdimin e ardhshëm të serisë së teksteve që u kushtohen Ministrisë për sistem politik.

 

Autorë: Vllatko Stojanovski dhe Kristina Ozimec

Këtë përmbajtje e punoi PINA – Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza në bashkëpunim me Institutin për studime komunikuese dhe onllajn platforma Vetëm pyetsi pjesë e projektit Lidhi pikët: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare që e financon Ambasada britanike në Shkup.

Тагови:

Поврзани написи