Колкав е периодот за застарување на дело односно колку години треба да е стар долгот за да застари?

Колкав е периодот за застарување на дело односно колку години треба да е стар долгот за да застари?

Колкав е периодот за застарување на дело односно колку години треба да е стар долгот за да застари?

Одговара Бојана Георгиевска Марковска, адвокат

Sa është periudha e vjetrimit të veprës, përkatësisht sa vjet duhet të kalojnë që borxhi të vjetrohet?

-Do të thotë, kur paraqitet instituti vjetrim – vjetrim, në të vërtetë, do të thotë vjetrim i detyrimit, përkatësisht ndërprerje e së drejtës që të kërkohet realizimi i detyrueshëm i detyrimit nga ana e kreditorit drejt borxhliut, apo?

E, tani, vjetrimi është rreptësisht i përcaktuar me ligj.

Së këndejmi, në asnjë rast nuk mund të shkurtohet një vepër e tretë juridike ose të vazhdohet koha që është e përcaktuar për vjetrim.

Afati i përgjithshëm i vjetrimit është 5 vjet, përveç atyre kërkesave për të cilat është caktuar afat tjetër në pajtim me ligjin.

Afati i vjetrimit të kërkesave të kohëpaskohshme – do të thotë borxhe që paguhen me anuitete, kamata të zvarritura, këste e kështu me radhë, afati i tyre është 3 vjet, do të thotë është 3 vjet për çdo të dhënë të veçantë. Kur bëhet fjalë për kërkesa-shlyerje borxhi nga qiratë, borxhi vjetrohet mbi këtë bazë njësoj, për një periudhë prej 3 vjetësh.

Ndërkaq, afati i vjetrimit të kërkesave-shlyerje borxhi për energji elektrike të dërguar, ngrohje, gaz, TV-aparat, radio, parapagim për ndonjë publikim të kohëpaskohshëm – që në popull njihen si fatura, ky borxh vjetrohet në afat prej 1 viti.

Kur keni borxh mbi bazë të vendimit të plotfuqishëm gjyqësor, do të thotë kur gjyqi ju ja ngarkuar që t’i paguani një shumë të caktuar kreditorit, ose ndonjë organi, sidoqoftë, ato borxhe vjetrohen për një kohë prej 10 vjetësh dhe 10 vjet është afati i caktuar me ligj, përkatësisht, pa marrë parasysh se ndonjë organ tjetër mund të caktojë ndryshe.

Mbi bazë të ndonjë vendimi tjetër ka caktuar më pak kohë për vjetrimin e një lloji të tillë të borxhit, afati është 10 vjet për vjetrimin e borxhit që është vërtetuar nga ana e trupit gjykues, me vendim të plotfuqishëm gjyqësor.

Vjetrimi mund edhe të ndërpritet dhe ndërprerja bëhet kur borxhliu do ta pranojë borxhin – borxhliu mund ta pranojë borxhin jo vetëm me deklaratë drejtuar kreditorit, por edhe duke paguar ndonjë pjesë të borxhit, ose duke paguar këstin e borxhit.

Gjithashtu, vjetrimi mund të ndërpritet edhe me ngritjen e padisë nga ana e kreditorit drejt borxhliut, kur kreditori do ta padit borxhliun për shkak të borxhit.

Pasi të ndërpritet vjetrimi, ai fillon të rrjedhë nga fillimi, ndërsa koha që ka kaluar para se të vjetrohet nuk llogaritet në kohën e vjetrimit që është e përcaktuar me ligj, kështu që nga fillimi, vjetrimi fillon të rrjedhë për aq kohë sa është përcaktuar me ligj.