Како да си го остварам правото на исплата на платите што работодавачот ми ги должи?

Како да си го остварам правото на исплата на платите што работодавачот ми ги должи?

Дванаесет вработени од еден угостителски објект во Скопје за април и мај не земавме плата. Како што сме сите со обврски бев принудени да си одиме и да побараме друго работно место. Бевме и во општина Центар и до Министерство за труд и социјална политика, но ништо. Како да си го остварам правото да ми се исплатат платите за април и мај оние што ги земав на трансакциска, а оние што ги земав на рака? Каде треба да се обратам? Бев пријавена.

Одговара Милан Живковиќ од Фондација Фридрих Еберт – Скопје (ФЕС)

Si ta realizoj të drejtën e pagesës së rrogave që punëdhënësi m’i ka borxh?

Dymbëdhjetë të punësuar në një objekt hotelist në Shkup për muajt prill dhe maj nuk morëm rroga. Siç jemi të gjithë me obligime, ishim të detyruar që të shkonim dhe të kërkonim tjetër vend të punës. Ishim edhe në Komunën Qendër, edhe në Ministrinë e Punës dhe të Politikës Sociale, por asgjë. Si ta realizoj të drejtën që të më paguhen rrogat për prill dhe maj-ato që i merrja në llogarinë e transaksionit, ato që merrja në dorë? Ku të drejtohem? Isha e paraqitur.

Përgjigjet Millan Zhivkoviq nga Fondacioni Fridrih Ebert (FES) – Shkup.

-Të gjithë punëtorët dhe punëtoret që janë paraqitur në mënyrë të rregullt në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë kanë të drejtën e rrogës dhe e njëjta duhet të paguhet në tërësi përmes llogarisë së transaksionit.

Pagesa e rrogës në dorë, përkatësisht kesh, është e paligjshme dhe paraqet vepër penale për shkelësin e ligjit, përkatësisht për punëdhënësin që e bën këtë.

Në këtë rast, për pagesën e rrogave të papaguara për muajt prill dhe maj, më parë duhet të kontaktohen shërbimet gjegjëse të inspektimit, Inspektorati i Punës, e në rast të thyerjes së raportit të punës nga ana e tyre, dhe mosveprimit nga ana e punëdhënësit për të korrigjuar ato parregullsi, duhet që punëtorët t’i dorëzojnë padi gjykatës përkatëse.